14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Prizren/ Një muaj paraburgim për të dyshuarin e drogës

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për blerje, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Komunikata e plotë e Gjykatës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale H.K. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 08.03.2020,

Këta janë super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se së bashku me të pandehurit me iniciale D. L.;S. K. dhe P.M., transportojnë marihuanë me qëllim të shitjes, ku këtu i pandehuri me iniciale H.K. participon me një shumë të hollash prej 750 euro, ashtu që pas ndalimit nga ana e patrullës së policisë, i njëjti arratiset dhe deri më dt. 07.02.2020 ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes.

Kështu që, për shkak të peshës së veprës ekziston rreziku edhe i ikjes dhe arratisjes pasi që i pandehuri me iniciale H.K. ka qenë në arrati prej datës, 01.10.2018. Po ashtu ekziston edhe arsyeja, shkaku i peshës së veprës penale, mënyrës dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, marihuana është në sasi prej 4 kg e 694.16 gram, krejt kjo me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kështu që me qëndrimin e tij në liri mund të përsëris veprën penale.

Prokuroria ka shqyrtuar edhe mundësitë tjera alternative për sigurimin dhe prezencën e të pandehurit, por në këtë fazë të hetimeve ato nuk i ka gjetur, andaj gjykata ka vërtetuar se caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze të posaçme ligjore është më së i arsyeshëm.

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit