Klubi italian vihet pas Vedat Muriqit

Anglia nuk është më destinacioni i vetëm i mundshëm për transferimin e Vedat Muriqit.

Lajmet e fundit vijnë nga Italia, konkretisht Lazios.

Drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare dëshiron të vazhdojë transferimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën e tij.

Sipas mediumit turk, “sporx.com”, Lazio synon ta transferojë Muriqin në verë dhe bashkë me të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve.

Lazio ndodhet e treta në Serie A, me vetëm një pikë larg Interit dhe Juventusit, dhe gjasat e mëdha të tyre janë të luajnë në ‘Champions’ sezonin e ardhshëm.

Vlera e kartonit të Muriqit është 35 milionë euro, dhe nuk dihet nëse klubi Italian ka kapacitet për të paguar këtë shumë./kp

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit