Gjest i mirë, Suhareka iu dhuron banesa dy familje të dëshmorëve

Komuna e Suharekës sot iu ka dhuruar nga një banesë dy familjeve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së, asaj të Xhavit Bajraktarit dhe të Haxhi Gashit.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi tha se kontributi dhe sakrifica e tyre për lirinë e vendit, është shumë më e madhe se sa kjo që po bëjmë ne sot.

“Dy familjeve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së, asaj të Xhavit Bajraktarit dhe të Haxhi Gashit, sot iu dhurua nga një banesë nga Komuna e Suharekës. Kontributi dhe sakrifica e tyre për lirinë e vendit, është shumë më e madhe se sa kjo që po bëjmë ne sot. Komuna do të ndajë edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve”, ka shkruar Muharremaj.

 

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit