Plotpushtetshmëria e jote

Sahit  F. Osmani

Si nuk pushojnë qelizat e trurit
Rrahjet e zemrës si nuk pushojnë
Gjaku të qarkullojë venave të trupit
Dhe zilia e egër si nuk pushon

Shpirti do të vdiste pa këngë
Dhimbja s’do të jetonte pa dashuri
Në kujtesë nuk do të rronte
As një çast i lumtur nga ti

Plotpushtetshmëria e jote
Natën dhe ditën në një pemë i mban
Edhe kur jeta pa kuptim na rrëshqitka
Ne mbetemi të ngjitur si frute në pemën tonë

Do t’i vjelin dashuritë- fruta
Ata që gishtërinj të ylbertë kanë
Do të pikojnë yjtë e dëshirave
Pleksur ylberit me ngjyrat e dashurisë sonë

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit