24 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Lufta ia ndërpreu ëndrrat, ish-ushtari i UÇK-së rrëfen si ai e shoku i tij lanë shkollën dhe rrokën armët

Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite nga lufta e përgjakshme në Kosovë, ende kujtimet e hidhura dhe dhimbjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre janë të pranishme, derisa plagër nuk mbyllen asnjëherë.

Edhe Bardhyl Rraci, ishte vetëm 17 vjeç, kur kapi armët në dorë për t’i thënë ndalë armikut, madje ai la ëndrrën që nisi, të bëhej doktor, shkruan Indeksonline.

Ish-ushtari i UÇK-së, ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarin e tij, të cilin e kishte shok në gjimnaz, derisa rrëfen për misionin e tyre të shenjtë, atë të çlirimit të vendit.

Ky është postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

E kemi kete foto sot , por nuk e kemi foton kur e lam shkollen e mesme te mjeksise ne Peje dhe u nisem ne lufte!

Njani ne zonen operative te Drenices e tjetri ne zonen e Dukagjinit.
Me 17 shkurt 1999 te dy i kishim nga 17 vjet ,ditlindjet tona te 18 i pritem ne mal,pa buke me pak plumba qe na mbeten!

Skemi as fotografi kur u takuam ne ne Maj/99 ne Maznik ne Dukagjin,me sy plote lote te perqafun na u duk se e fituam luften dhe se e mbaruam maturen…

Nuk u çmallem as pak ore ,kur ne dhome hyri komandanti R.Haradinaj e na tha : djema duheni me u nis per front se serbet kan marr pozicionet tona!!!

Na te dy u nisem ty kendu dhe pas shume ore luftime te aferta, fituam ,rimorem pozicionet tona!
Lufta na perplasi ne beteja e ,prita te tjera,prap ne zona te ndryshme por ne fund ,ishim afer flamurit kuq e zi ,njani ne clirimin e Pejes ,e tjetri ne clirimin e Klines.

Ne bijt e tu Kosove, do na kesh ne mbrojtjen tende sa here te kesh nevoje , e kete do e bejme me deshiren e respektin me te madhe!
Gezuar Dita e Pavaresise!

Image

Më Shumë

Dragashi synon fitimin e Grantit të Performancës për të katërtin vit radhazi

Komuna e Dragashit synon për herë të katërt të fitojë Grantin e Performancës Komunale, duke u bazuar në përmbushjen e katër kritereve të detyrueshme,...

Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se punimet për rrugën Prizren-Tetovë po vazhdojnë në anën kosovare të malit Korf (Vërtop), ndërsa nga ana...

Lajmet e Fundit