Sot varroset ish-luftëtari i UÇK-së Qerim Kelmendi

Sot në orën 15:00 do të varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në kompleksin memorial në Gllogjan, ndërsa paraprakisht do të mbahen homazhe për nder të tij në qendër të qytetit të Pejës, njofton Klan Kosova.

Sipas OVL-së së UÇK-së në Dukagjin homazhet fillojnë nga ora 13:00 deri në 14:00 në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”.

Qerim Kelmendi u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit