Qeveria mblidhet në Prevallë për të harmonizuar programin qeverisës

Qeveria e Kosovës është mbledhur në Prevallë për të harmonizuar programin qeverisës.

Kjo është mbledhja e parë e ekzekutivit kosovar e këtij lloji, raporton KTV.

Në Prevallë tashmë janë parë kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti e ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. Asnjëri s’ka pranuar të deklarohet për mediat.

Kjo është mbledhja e parë gjithëditore e Qeverisë Kurti, e në të pritet të finalizohet programi qeverisës.

Është bërë pothuajse një muaj që kur u formua Qeveria Kurti.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit