0.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Kërkesën e pensionistëve e dërgon te Haradinaj

kabashi te pensionistetKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, është takuar me anëtarët e Organizatës Komunale të Pensionistëve në Prizren. Ai njoftoi përfaqësuesit e kësaj organizate se kërkesa e tyre për të ngritur çështjen e ligjit për pensionistët në Parlamentin e Kosovës, është përcjell tek lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Haradinaj do të deklarohet edhe publikisht në përkrahje të këtij ligji për të mbrojtur të drejtat e kësaj kategorie”, tha Kabashi.

Ai premtoi se Qeveria e ardhshme komunale e koalicionit AAK-LDD, do të jetë krah i kësaj kategorie, që sipas tij, deri më tash është lënë pas dore.

Kryetari i Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren, Musa Jorganxhiu, falënderoi Kabashin për gatishmërinë e tij, për të dëgjuar hallet dhe brengat e pensionistëve duke shprehur mirënjohje edhe për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj për qëndrimin e tij në përkrahje të ligjit të pensionistëve.

Jorganxhiu, theksoi se miratimi i këtij ligji do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes aktuale me të cilën po ballafaqohen pensionistët./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shi dhe borë sot

Mbi vendin tonë, të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, Instituti...

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Lajmet e Fundit