17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Prizren: Përurohet projekti ‘One Stop Shop”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti përuruan projektin e Qendrës me një Ndalesë (“One Stop Shop”), i cili u realizua nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Kurti shprehu se Prizreni është shembull për ofrimin e shërbimeve të shumta në të njëjtën hapësirë, duke ia kursyer qytetarit edhe kohën edhe paratë.

Duke shprehur se “Komuna është e përbashkëta jonë”, kryeministri Kurti theksoi se ky projekt që u realizua në Prizren, si askund tjetër, u bë edhe shembull për komunat tjera, e edhe për qeverinë dhe shtetin.

Në një fjalë rasti kryetari Haskuka falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti, ndërkaq shtoi se me 56 sportele në katin e parë të Administratës Komunale, do të ofrohen shërbime të shumta për qytetarë, në standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar.

Kryetari Haskuka po ashtu njoftoi se për reformimin e shërbimeve të administratës publike, së bashku me Bankën Botërore dhe IFC-në, është bërë analizimi i 190 shërbimeve publike të ofruara në Komunën e Prizrenit, ku më shumë se 60% të tyre janë thjeshtësuar.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari falënderoi qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë periudhës së implementimit të projektit, ku shërbimet u rilokuan në disa pika të tjera.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redzepi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarët komunalë dhe qytetarë të Prizrenit.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit