Kurti nuk shkon te Thaçi për takim, jep arsyet e refuzimit

Kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në takim te Presidenti Hashim Thaci. Kurti ka thënë se si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interesim ta takojë Thaçin, ndërsa si Kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryen takimet me kryetarë të partive.

Kurti e refuzon ftesën e Presidentit Thaci, i cili e ka ftuar atë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjës Vetvëendojses, e jo si kryeministër të vendit.

Zyra për Media e LVV’së, e ka konfirmuar për Gazetën Express se Kurti nuk do të shkojë në takimin që Thaci e ka planifikuar ta mbajë në 13:30.

Kryeministri Kurti ka thënë sot se Presidenti Thaci është dashur të shkonte në seancën ku foli e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi “e jo të mbajë takime të ndara, për të përcarë”.

Kurti ka thënë se si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interesim ta takojë Thaçin, ndërsa si Kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryen takimet me kryetarë të partive.

Kurti e ka ftuar dy herë gjatë një muaji presidentin Thaci për takime, por ai nuk është përgjigjur. /Express/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit