Furrat e bukës, farmacit dhe dyqanet ushqimore të vetmet që do të vazhdojnë punën sikurse zakonisht

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka njoftuar për masat e reja kundër përhapjesë së koronavirusit. Në vendimin e kryeministrit Kurti kërkohet mbyllja e tërë lokaleve dhe pezullimi i aktiviteteve.

“Mbyllja e kafiterive, bareve dhe restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, urdhërohen kompanitë që shumicën e aktivitet t’i kryejnë nga shtëpiaa, mbyllja e qendrave tregtare, pezullimi I të gjitha aktiviteteve kulturore”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Mirëpo, furrat e bukës, farmacit dhe dyqanet ushqimore janë të vetëm që do të vazhdojnë punën sikurse zakonisht.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Dyqanet ushqimore, farmacit dhe furrat e bukes punojnë si gjithmonë”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit