20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Banorët në Dragash thonë se e kanë të vështirë ta sigurojnë blerjen e miellit

Kriza e mungesës së miellit i ka prekur edhe banorët e fshatrave të Opojës nga rajoni i Dragashit.

Behlul Qafleshi, banor i fshatit Bellograd të kësaj qyteze, thotë se ata po e kanë të pamundur furnizimin me miell, edhe pse mulliri i fshatit është funksional, raporton KOHA.

Qafleshi thotë se është e vështirë të sigurojnë miell, pasi kërkesa e banorëve për t’u furnizuar me këtë produkt është rritur ndjeshëm pas përhapjes së koronavirusit.

Banorë të tjerë nga ky fshat thonë se përhapja e shpejtë e virusit ka bërë që të shtohet numri i atyre që kërkojnë miell, derisa thonë se mullisët po e bëjnë të pamundurën që të furnizojnë secilin banor.

Në Komunën e Dragashit kanë thënë se janë në dijeni për shqetësimin e ngritur të banorëve.

Porse situata e krijuar me miellin nëpër gjithë vendin ka bërë që shumica e mullinjve të kenë më shumë punë sesa kapacitetet e tyre normale.

Nënkryetari i kësaj komune, Selami Saiti, ka shtuar se është duke u vëzhguar situata, ndërsa për shkak të kërkesave të shumta, banorët e këtyre fshatrave po furnizohen me miell në sasi më të vogla se zakonisht.

Më Shumë

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit