Anton Quni: FSK-ja gati për tu dalë ndihmë qytetarëve

Sot janë bërë 21 vite kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të parandaluar edhe tensionimin e mëtejmë të rajonit të Ballkanit dhe për të parandaluar masakrat në Kosovë.

Anton Quni, ministër i Ministrisë së Mbrojtjës, ka kujtuar ditën kur NATO -ja ndërmori sulme ndaj caqeve serbe.

Ai ka deklarusr se pas 21 viteve Kosova është në rrugë të mirë të ecjes përpara dhe për këtë edhe FSK është duke i ngritur kapacitetet me partnerët e vet.

Anton Quni, ministër i Ministrisë së Mbrojtjës, ka folur edhe për luftën ndaj Covid 19.

“Ne jemi në funksion, tani po japim ndihmë që na është kërkuar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij FSK-ja gati për tu dalë ndihmë qytetarëve. “FSK është e gatshme në çdo kohë të jetë pran qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit