Barça e konfirmon: Lojtarët do ta marrin vetëm 30 për qind të pagës gjatë krizës

Barcelona e ka konfirmuar se një pjesë e stafit do të lirohet nga puna, ndërsa pjesa tjetër do të pësojë ulje të pagës për 70 për qind përkohësisht gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në mënyrë që kjo krizë të ketë ndikim sa më të vogël ekonomik në klub. Këto masa vlejnë edhe për stafin sportiv, edhe atë josportiv.

Barcelona ka vendosur t’ua ulë lojtarëve pagat për 70 për qind me mënyrën ERTE siç njihet në Spanjë, që i bie se paga do të ulet vetëm për një afat të caktuar dhe pastaj do të kthehet gjithçka në normalitet. AS shkruan se lojtarët fillimisht s’ishin pajtuar me këtë masë, transmeton Gazeta Express.

Të martën, një seri takimesh u realizuan mes drejtorit sportiv, Albert Solar, dhe menaxherëve të secilit repart të klubit për ta komunikuar vendimin e Barcelonën për këtë plan. Aktivitetet sportive janë pezulluar dhe klubi është detyruar t’i ndërmarrë këto masa përderisa Spanja mbetet në alarm për koronavirusin.

Plani i klubit katalonas është që të gjithë futbollistët ta marrin vetëm 30 për qind të pagës ditore për aq kohë sa të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. E njëjta rregull vlen edhe për klubin e basketbollit të Barcelonës. Ndërsa, disa anëtarë të stafit josportiv janë pushuar nga puna.

Aspekt i rëndësishëm i këtij plani të Barcelonës është që kur kampionati të rinisë dhe lojtarët të fillojnë stërvitjet sërish, në fund të sezonit ata do ta marrin edhe 70 përqindëshin e pagës që e kishin humbur gjatë kohës së krizës.

Ata do ta marrin pagën e plotë pasi që edhe pse nuk punuan me skuadrën në kampin stërvitor, lojtarët ishin të detyruar t’i ndiqnin udhëzimet e klubit dhe një program individual stërvitor nga shtëpia.

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit