Limaj ka një apel për qeverinë në detyrë të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë apel qeverisë në detyrë të Kosovës që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të qeverisë për kufizimin e lëvizjeve, të ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarë.

Lideri i Nismës ka thënë se njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për të kryer nevojat e veta, dhe kështu po rrezikohet infektimi i më shumë njerëzve nga koronavirusi.

“I bëj apel Qeverisë së Kosovës  në detyrë që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të Qeverisë për kufzimin e lëvizjeve, ta ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarët”, ka shkruar Limaj në Facebook.

“Jemi dëshmitarë që njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për t’i kryer nevojat e tyre dhe kështu po rrezikojmë infektimin e më shumë njerëzve”, është shprehur ai.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit