29.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

QMF-të në Ratkoc dhe Krushë të Madhe punojnë edhe të shtunën

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar sot stafin mjekësor në QMF-të, në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, staf ky i cili po qëndron në krye të detyrës në këto ditë të vështira të krijuara nga COVID-19.

“Nga afër ai u njoftua me përgatitjet që janë bërë, edhe pse ende nuk është verifikuar asnjë rast i infektuar me virusin COVID-19 në komunën tonë, stafi mjekësor i të dy qendrave është i pajisur me maska, dezinfektues dhe të gjitha masat mbrojtëse, në mënyrë që të ofrojnë shërbime profesionale dhe të sigurta për qytetarët, tashmë Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që në të dy QMF-të në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, edhe ditën e shtunë të punohet me orar të rregullt” , ka thënë kryetari Latifi..

“Në cilësinë e Kryetarit të Komunës, të dy stafet në këto QMF, i inkurajova që në këtë situatë të jenë sa më vigjilent dhe të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHP).Mirënjohje të thellë dhe falënderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre”, është shprehur Kryetarit Latifi.

Për të arritur misionin tonë në parandalimin e këtij virusi, nevojitet edhe vetëdijesimi i juaj, andaj kërkoj nga të gjithë ju të nderuar qytetarë, që të qëndroni në shtëpitë e juaja, e në rastet kur keni shenja të virusit korona të kontaktoni këta numra:

044/ 230- 138–Drejtori i QKMF-së Rahovec

?044/ 426- 416–Drejtori i DSHMS-së Rahovec

?029/ 277- 913–Stacioni Policor Rahovec

Më Shumë

Prizreni në duart e interesave – LDK: Krimi urbanistik nën qeverisjen Totaj

Komuna e Prizrenit po përballet me një nga krizat më serioze të planifikimit urban, teksa akuzat për keqpërdorim të pushtetit lokal janë bërë publike...

Nënshkruhet marrëveshja për investime në Bellobrad, Dragash dhe Kosavë të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Mirëkuptimi me Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, për bashkëfinancimin e një...

Lajmet e Fundit