8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

“Boll u morët me Neymar, po zbaton rregullat”, reagon agjenti i brazilianit

Neymar la Parisin disa ditë më parë për të vazhduar periudhën e izolimit në Brazil. Sulmuesi i PSG-së krijon gjithmonë lajm dhe Mundo Deportivo, e përditshmja spanjolle, ngriti dyshime ditën e djeshme mbi faktin nëse Neymar po respektonte apo jo karantinën. Disa foto kur ai dallohej bashkë me djalin e tij dhe disa persona të tjerë në një fushë volejbolli u publikuan, gjë që ka sjellë irritimin e agjentit të 28-vjeçarit, i cili ka mohuar lajmin gjatë një konference për shtyp.

“Fotografitë që shoqëruan artikullin tregojnë Neymar në karantinë bashkë me persona të tjerë, të cilët kanë udhëtuar me të nga Parisi për në Brazil. I vetmi përjashtim është djali i tij, Davi Lucca, i cili ka shkuar të jetojë me babanë e tij. Neymar po i zbaton rregullat.

Neymar vazhdon punën e tij të përditshme për të shmangur dëmtimet dhe për të ruajtur formën fizike me trajnerin Ricardo Rosa, duke pritur me padurim fundin e këtij momenti të trishtë të njerëzimit dhe kthimin në aktivitet”, deklaron agjenti i tij.

Më Shumë

Ylli shpallet kampion i Ligës U14 te meshkujt

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt. Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do...

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Lajmet e Fundit