Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e forcave ushtarake e policore serbe.

Limaj ka thënë se 21 vjet më pas, janë qindra masakra anë e kënd Kosovës të cilat as nuk janë hetuar, e aq më pak të akuzohet dikush.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare të hetoj secilën masakër që ka ndodhur në Kosovës.

“Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht 21 vite me parë në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e forcave ushtarake e policore serbe. Sot e 21 vite, janë qindra masakra anekënd Kosovës të cilat as nuk janë hetuar, e aq më pak të akuzohen dorasit. I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare të hetojnë secilën masakër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës. Vetëm atëherë, liria ka kuptim”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit