10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

UPZ, Baraliu ia dorëzoi detyrën Shemsedinit

Baraliu-ShemsediniTë enjten, rektori i deritashëm i Univesitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Mazllum Baraliu i dorëzoi detyrën Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, i cili nga data 1 nëntor 2013 do të merr detyrën e u. d. të Rektorit të UPZ-së.

Baraliu theksoi se që nga marrja e detyrës së rektorit, më 1 tetor 2011, në UPZ janë bërë punë të mëdha, si në aspektin e zgjerimit të infrastrukturës me standarde më bashkëkohore, ashtu edhe në rritjen e cilësisë.

“Pos kësaj, i gjithë angazhimi im, që nga marrja e detyrës së rektorit, ka qenë që të vendosim një kulturë të punës së ndershme dhe me profesionalizëm në Universitetin e Prizrenit, si te stafi akademik, te shërbimet profesionale të universitetit dhe te çdo punonjës tjetër. Gjithë këto përpjekje dhe arritje janë bërë me qëllim që vlerat e larta profesionale dhe etiko-morale të bëhen një e mirë e përbashkët e të gjithë personelit akademik dhe administrativ dhe çdo punonjësi. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë në imazhin e universitetit, dhe besoj që në masë të madhe e kemi arritur pikësynimin tonë. Porosia ime për secilin prej jush është që t’i ruani këto vlera me përkushtim të denjë”, tha Baraliu.

Ai shtoi se mbetet detyrë e secilit punonjës të universitetit dhe secilit menaxhment që vjen që të punojë pa reshtur për çuarjen e këtij universiteti përpara.

Ndërkaq,  u. d. Rektori i UPZ-së Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, falënderoi për punën e deritashme Baraliun, dhe theksoi se do të punoj pa reshtur që ky universitet të shkon përpara./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë. Bëhet fjalë për...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Lajmet e Fundit