8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e dedikuar promovimit të leximit, librit dhe respektimit të të drejtave autoriale.

Origjina e kësaj dite lidhet me Spanjën, konkretisht me rajonin e Katalonjës, ku tradita e 23 prillit përfshinte dhurimin e një libri dhe një trëndafili, një simbolikë që bashkon dijen dhe dashurinë për leximin, shkruan KultPlus.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Kjo datë u shpall zyrtarisht si Ditë Botërore e Librit më 15 nëntor 1995 nga UNESCO, me synimin për të nxitur leximin dhe për të mbrojtur të drejtat e autorëve në nivel global.

 

Data 23 prill ka një domethënie të veçantë për letërsinë botërore, pasi lidhet me ndarjen nga jeta të dy figurave madhore: William Shakespeare dhe Miguel de Cervantes në vitin 1616. Kjo ditë përkon gjithashtu me lindjen ose vdekjen e autorëve të tjerë të njohur si Vladimir Nabokov dhe Halldór Laxness.

Në Kosovë, kjo ditë shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile që promovojnë librin dhe leximin, duke synuar veçanërisht të rinjtë.

Dita Botërore e Librit është një thirrje për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e leximit, si dhe për të vlerësuar kontributin e autorëve në zhvillimin kulturor dhe shoqëror. Ajo gjithashtu nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave autoriale, në një kohë kur sfidat në industrinë botuese janë gjithnjë në rritje.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Suksesi i librit dhe i të drejtës së autorit mbështetet në bashkëpunimin mes autorëve, botuesve, mësuesve, bibliotekistëve, institucioneve dhe mediave, duke e bërë librin jo vetëm një mjet kulturor dhe edukativ, por edhe një element të rëndësishëm ekonomik dhe ligjor në shoqëri./KultPlus.com

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Marali dhe Banjë të Malishevës

Në kuadër të Ditës së Tokës, në Komunën e Malishevës ka vazhduar aksioni ekologjik “Për Malishevën e pastër”, i cili sot është zhvilluar në...

Në Bukosh përkujtohen dëshmorët e fshatit

Në fshatin Bukosh të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë. Kryetari...

Lajmet e Fundit