Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Marali dhe Banjë të Malishevës

Në kuadër të Ditës së Tokës, në Komunën e Malishevës ka vazhduar aksioni ekologjik “Për Malishevën e pastër”, i cili sot është zhvilluar në fshatrat Marali dhe Banjë, me fokus pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Në aktivitet morën pjesë qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës, të cilët u angazhuan në pastrimin e hapësirave publike dhe në përmirësimin e gjendjes mjedisore në vendbanimet e tyre.

Në kuadër të këtij aksioni janë mbajtur edhe ligjërata ndërgjegjësuese për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

“Në fshatin Marali, ligjëratën për rëndësinë e ruajtjes së ambientit e mbajti drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa në Banjë, para nxënësve dhe pjesëmarrësve foli nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili theksoi se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë”, thuhet më tej.

Me rastin e Ditës së Tokës janë zhvilluar edhe aktivitete edukative në shkolla të ndryshme të komunës, me qëllim rritjen e vetëdijes për ruajtjen e natyrës.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera të komunës në ditët në vijim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit