Trusti: Kriza aktuale nga koronavirusi ka prekur edhe pensionet e Kosovës

Kriza në tregjet financiare botërore shkaku i pandemisë së Coronavirusit ka prekur edhe paratë e kontribuesdhënësve të Kosovës, që ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale (Trusti).

Sipas raportimit të fundit nga ky institucion, vetëm për një ditë janë humbur 14.1 milionë euro në investime, apo brenda vitit aktual janë 104.53 milionë euro më pak nga kthimi bruto.

Lidhur me këtë, Trusti thotë se kjo ka ardhur si pasojë e rënies së tregjeve në botë të shkaktuara nga pandemia.

“Kriza aktuale globale, nga pandemia COVID-19, ka prekur të gjitha investimet në botë, e natyrisht edhe investimet e Trustit”, njofton ky institucion.

Në Trust thonë se, kontribuuesit që pensionohen gjatë këtij viti nuk do të ndikohen nga kjo rënie në investime.

“Lajmi kryesor tani është se Trusti ka marrë masa që asnjë kontribuues i moshës, që pensionohet gjatë vitit 2020, nuk do të ndikohet nga rënia e investimeve. Ata pra janë të mbrojtur e imun ndaj çfarëdo lëvizje negative gjatë këtij viti, kur edhe pensionohen”, njofton Trusti.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit