6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Detaje nga rasti i tmerrshëm në Rahovec: Pasi e vrau vëllanë dhe ia dogji trupin, ia mori 35 mijë franga e 8 mijë euro

Policia e Kosovës ka dhënë edhe sot detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në Rahovec, ku dyshohet se një person u vra, e më pas u dogj nga vëllau i tij për motive tashmë ende të paqarta.

Policia në raportin 24-orësh ka thënë se i dyshuari është arrestuar më datë 9 prill, teksa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shkurt

Sipas policisë, i dyshuari ka marrë nga vëllau i tij një sasi të konsiderueshme të parave, nga ku më pas edhe e ka djegur trupin e tij.

Po ashtu, policia në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur para të gatshme 8 mijë euro dhe 35 mijë franga.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit