8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Pogba do kthimin te Juventusi

Raportohet se Juventusi është duke punuar për të risjellë në Torino mesfushorin francez Paul Pogba.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, Pogba dëshiron largimin nga Manchester Unitedi dhe Juventusi ende është zgjedhja e tij e parë, transmeton KOHA.

E sipas tij “Zonja e Vjetër” është duke biseduar me agjentin e francezit, Mino Raiolan, për një rikthim të yllit të Unitedit.

Francezi nuk ka pasur formë të mirë këtë edicion edhe për shkak të lëndimeve, duke bërë vetëm tetë paraqitje për “Djajtë e Kuq”.

E gjithashtu edhe roli i tij te klubi anglez është rrezikuar me transferimin e portugezit, Bruno Fernandes.

Interesim për shërbimet e Pogbas ka shprehur edhe Real Madridi, por siç qëndron situata Juventusi duket se është opsioni real.

Më Shumë

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Lajmet e Fundit