OAK-ja viziton biznesin ‘Liri’ në Prizren

Kryetari i bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi së bashku me anëtarët e bordit Hamdi Malushaj, Lulzim Begaj dhe Hasan Gigollaj, vizituan biznesin prodhues, anëtar në OAK “Liri” në Prizren, ku u pritën në takim nga Arben Tershnjaku.

“Qëllim i kësaj vizite ishte diskutimi lidhur me rrjedhën e procesit të prodhimit vendor që është duke vazhduar këto ditë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet biznesi si rezultat i ballafaqimit me situatën e krijuar nga pandemia globale Covid-19 e që ka ndikuar direkt edhe tek bizneset dhe ekonomia vendore”, thuhet në njoftim të OAK-së.

“U diskutua edhe identifikimi i mënyrave më të favorshme që kjo periudhë të kalohet sa më lehtë dhe të mos lë gjurmë negative në ekonominë e vendit dhe atë se çfarë do të na pres pas virusit corona”.

“OAK shprehu që edhe gjatë kësaj periudhe do të qëndroj afër bizneseve anëtare duke i informuar vazhdimisht për çdo risi dhe duke avokuar kërkesat e tyre tek institucionet relevante”.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit