Ministria e Punëve të Brendshme dënon aktin e dëmtimit të varrezave në Rahovec

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike e ka dënuar aktin vandal të dëmtimit të varrezave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Rahovec.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se ushtruesi i detyrës së ministrit të MPBAP-së, Xhelal Sveçla ka kontaktuar me deputetin Elbert Krasniqi të cilin e ka siguruar që MPBAP ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe do të bëhet maksimumi që të gjenden kryesit e kësaj vepre.

Policia e Kosovës po punon në vazhdimësi në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti.

“Të gjithë së bashku jemi qytetarë të Republikës dhe pjesë e shoqërisë pa dallim. Bashkë kemi ndërtuar e po ndërtojmë vendin dhe institucionet tona, andaj ky akt ndaj tyre është i papranueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë e të angazhohemi për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit