OAK kërkon që bankat në Malishevë të nisin punën

Oda e Afarizmit të Kosovës nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësimin e saj pas ankesës së bizneseve, që në komunat që janë në karantinë bankat nuk po punojnë, gjë që po iu pamundëson të punësuarve që të hapin xhirollogaritë bankare dhe të regjistrohen për të përfituar nga skemat e Pakos Emergjente Fiskale

OAK kërkon nga BQK dhe Shoqata e Bankave të Kosovës që të gjindet një zgjidhje dhe bankat të funksionojnë, në mënyrë që edhe qytetarët edhe bizneset të kenë mundësi që të marrin shërbimet e nevojshme,

“Më konkretisht kemi rastin në Komunën e Malishevës, komunë kjo e cila është në karantinë dhe punonjësit nuk kanë mundësi që të hapin llogari për të përfituar nga oferta e Qeverisë. Gjithashtu bizneset nuk po kanë mundësi që të kryejnë shërbime në ndonjë komunë tjetër si rezultat i Karantinës. OAK ka kërkuar që ky problem të trajtohet me prioritet”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit