Shfrytëzoi rrugët alternative për të shitur fidanë në një fshat tjetër, arrestohet i dyshuari nga fshati Nëpërbisht

Policia e Kosovës (PK), të dielën, ka arrestuar një person nga fshati Nëpërbisht të Komunës së Suharekës, si të dyshuar për moszbatim të vendimit te Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, personi i arrestuar ka shfrytëzuar rrugët alternative për të shitur disa fidanë në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, nga 11 prilli edhe Suhareka është shpallur zonë karantinë nga Ministria e shëndetësisë e Republikës së Kosovës.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, komandanti i Stacionit Policor të Suharekës, Afrim Sylaj ka thënë se janë marrë të gjitha masat e duhura duke vënë pika statike në hyrjet-daljet e Komunës së Suharekës, të cilat e kufizojnë lëvizjet me komunat e tjera..

I njëjti ka thënë se deri më tani parregullsitë dhe arrestimet më së shumti ndodhin gjatë “orës policore”.

Më Shumë

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit