“Nuk kemi asnjë vështirësi”/ Erdogan: Përjashtojmë çdo marrëveshje për huamarrje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdo?an, ka njoftuar ndërtimin e dy spitaleve të reja në Stamboll me gjithsej 350 shtretër për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas presidentit turk, ndërtimi i njërit nga spitalet, gjegjësisht ai në Ba?ak?ehir të Stambollit, do të përfundojë më 15 maj.

“Turqia po bën përparim të konsiderueshëm në marrjen nën kontroll të shpërthimit të koronavirusit”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdo?an përjashtoi çfarëdo marrëveshje për huamarrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Turqia nuk përballet me vështirësi gjatë furnizimit të popullit të saj me materiale personale shëndetesore”, tha Erdo?an.

Ai po ashtu njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë me orën policore edhe gjatë kësaj fundjave, gjegjësisht më 18 dhe 19 prill.

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit