13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Ndizet Demi Rose: Corona, shko në dreq të mallkuar

“Nuk ndihem e pikëlluar”. Demi Rose ka foluar për hapat e saj të deritanishëm në jetë, shërmin nga “trauma” derisa ka thënë se po punon në kuzhinë në bikine gjatë izolimit

Demi Rose ka befasuar fansat e saj duke folur për anën e saj shpirtërore në rrjetet sociale.

Modelja 25-vjeçare e ka bërë këtë tregim derisa ishte duke gatuar në shtëpinë e saj në bikine, duke i argëtuar 13.8 milionë fansat e saj në instagram me atë që bënte.

Bruneta ka folur hapur dhe qartë para kamerës derisa ka pozuar edhe me lodrën e saj Teddy, para se të shpjegoi se ajo po e studion jetën e saj të deritanishme.

“E tëra çka kam janë modelet e bikineve. Jam e sëmurë për ta veshur tërë këto modele të cilat i kam blerë derisa rri kot e mbyllur”, ka thënë ajo.

“Cili është basti i juaj që kjo do të përfundoj në qershor, korrik, gusht….Cili mendoni se kurrë?”.

“Corona me të vërtetë na ka mbyllur, me të vërtetë na ka shkatërruar. Shpresoj që të qëndroni në shtëpi si unë…”.

“Po meditoj, po përpiqem që të lexoj sa më shumë libra. Unë dhe Teddy me të vërtetë janë të mërzitur. Në të vërtetë dua që sa më shpejt korona të shkoj në dreq të mallkuar”, thotë tutje ajo.

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Lajmet e Fundit