10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Kurti kërkon rimëkëmbjen e Postës së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdarin, e kanë vizituar sot Postën e Kosovës.

Aty u takuan me kryesuesin e ri të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Mentor Arifajn, si dhe me anëtarët tjerë të Bordit dhe Menaxhmentit ekzekutiv, njofton Klan Kosova.

Gjatë takimit, Kurti u njoftua mbi gjendjen dhe kapacitetet e kësaj ndërmarrjeje publike, dhe se si ajo është duke iu përshtatur vazhdimisht kërkesave të qytetarëve në ofrimin e shërbimeve edhe në kohë pandemie.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Përderisa kërkuan mbështetjen nga Qeveria, ata propozuan edhe ide konkrete të thellimit të bashkëpunimit në mes Postës dhe institucioneve qeverisëse, duke ofruar shërbime të veçanta shtesë institucioneve qeverisëse lokale dhe qendrore.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Posta është një institucion shumë i rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe sigurisë nacionale. Për atë, ne jemi shumë të interesuar për të vendosur themelet e një bashkëpunimi edhe më të afërt në mes Postës dhe Qeverisë. Posta, e cila që nga vitit 2012 vazhdon të shënojë humbje vjetore nga viti në vit, ka nevojë për një strategji të qartë për t’u rimëkëmbur.

Prandaj, Posta duhet të përgatitet që, fillimisht të përfitojë nga Pakoja Emergjente Fiskale, e hartuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe më pas edhe nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike e cila do të hartohet shumë shpejt, në mënyrë që bashkë me rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë të rimëkëmbet edhe Posta. Që një gjë e tillë të ndodh, përgatitja duhet të filloj që sot.

Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministrja në detyrë Hajdari i uruan Bordit të përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit Ekzekutiv punë të mbarë.

Më Shumë

Sulmoi me thikë dy persona në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy burra në Suharekë. Sipas raportit 24-orësh, viktimat...

Zafir Berisha: Shaqir Totaj viktimë e hajdutëve të PDK-së dhe LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Komunës, Shaqir Totaj, duke e cilësuar si “infantil politik”. Ai...

Lajmet e Fundit