“Bebe Rexha, po të shoh”, futbollisti dardan “gjuan” këngëtaren

“Mantia apo pite, çfarë po gatuaj?” Kjo është pyetja që Liridon Krasniqi u bën fansave të tij në “Instagram”. Sulmuesi  e kishte ndarë mendjen të gatuante vetë dhe ata që kanë dhënë përgjigjen e tyre kanë qenë të shumtë, madje edhe një personash mjaft i famshëm i botës së artit.

Postimet e Liridon Krasniqit

Krasniqi ka postuar foton, duke zbuluar se Bebe Rexha kishte zgjedhur Mantia. Një tregues që këngëtarja e njohur e di shumë mirë çfarë është Mantia, një gatim tradicional në Kosovë.

Nuk mungon një ngacmim nga futbollisti i Johor Darul Ta’zim në Malajzi. “Po të shoh Bebe Rexha”, shkruan Krasniqi, i cili përdor edhe një emoji ku tregon se është i gëzuar.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Lajmet e Fundit