“DokuFest” në festivalin “Culturescapes”

DokuFest6-26“DokuFest” do të prezantohet në festivalin e kulturës “Culturescapes” i cili po mbahet në Zvicër në datat 18 tetor – 13 dhjetor 2013. Menaxherja e komunikimit e “DokuFest”, Nita Deda, do të prezantoj aktivitetet e festivalit, rritjen e tij si dhe planet e së ardhmes.

Prezantimi do të përcjellet me shfaqjen e një programi të kuruar nga drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, i cili përfshin gjashtë filma të prodhuar në periudhën e pasluftës në Kosovë.

Programi do të përfshij filmat: “Balkan Xpress” nga Bar?s Karamuço, “Kaseta e Dasmës” nga Ariel Shaban; “Kolona” nga Ujkan Hysaj; “She Comes in Spring” nga Antoneta Kastrati; “Zibidi” nga Nart Zeqiraj dhe “Nusja Jonë” nga Yll Çitaku dhe Nita Deda.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit