Komuna e Malishevës lejon disa veprimtari të punojnë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka mbajtur një takim të Shtabit Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe përfaqësuesve të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, ku është shqyrtuar situata aktuale në Malishevë.

Nga ky takim doli edhe propozimi për lejimin edhe të disa veprimtarive tjera të punojnë, pas vendimit të mëhershëm për ndalimin e veprimtarive të subjekteve afariste.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Komuna e Malishevës, ku theksohet se veprimtaritë të cilat do të lejohen të punojnë nga dita e martë janë pikat e shitjes së derivateve dhe gasit, kompanitë që merren me grumbullimin e grurit dhe furnizimin me miell, kompanitë bankare, dhe të tjera.

“Veprimtaritë të cilat do të lejohen të punën nga dita e nesërme (e martë, 21.042020), janë këto: pikat e shitjes së derivateve dhe gazit, kompanitë që merren me grumbullimin e grurit dhe furnizimit me miell, ato të grumbullimit të qumështit, kompanitë bankare dhe përfaqësitë të cilat bëjnë transfere të parave, fabrikat e përpunimit të letrës, shërbimet e internetit dhe kabllovikut, depot që merren me furnizim të materiali ndërtimor, automekanikët, gomisterët dhe autolarjet”, theksohet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se veprimtaritë tjera vazhdojnë të mos lejohen të punojnë, deri në një vendim tjetër.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit