Rahoveci bëhet me tre tunele dezinfektuese (FOTO)

Teqeja e Madhe e Helvetive në Rahovec sot i ka dhuruar Komunës dy tunele dezinfektuese, për të cilat kryetari, Smajl Latifi, shprehu mirënjohje dhe falënderim me anë të një postimi në Facebook.

“Ky tunel ka sistem automatik (me senzor), i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të, dhe tani e tutje mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët, para se të marrin shërbimet e tyre pranë Administratës Komunale në Rahovec”.

“Shejh Besim Shehu, një tunel dezinfektues të formatit të tillë, po ashtu e ka vendosur edhe pranë Teqesë së Madhe të Halvetive në Rahovec, i cili mund të shfrytëzohet nga të gjithë ju të nderuar bashkëqytetarë”, ka shkruar Latifi.

Para pak ditësh në këtë qytet ishte vendosur tuneli i parë i këtij lloji, duke u vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët.

 

 

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Lajmet e Fundit