16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prokuroria kërkon paraburgimin e gjashtë të dyshuarve për organizim të bixhozit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit për gjashtë personat e kapur duke luajtur bixhoz.

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmë, rreth orës 21 e 30 minuta.

“Më datën 21.4.20 rreth orës 21 e 30 minuta në lokalin “Admiral” në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër të dyshuarit organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluar me Ligjin nr. 06/L-155”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë në Prizren, për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

“Gjatë kontrollit nga hetuesit policorë të pandehurit në katin e dytë të lokalit janë hasur duke luajtur bixhoz, të cilët në atë moment kanë tentuar t’i fshehin dëshmitë, mirëpo nga zyrtarët policorë është arritur të sigurohen provat”, thuhet në kërkesë,  të cilën e ka siguruar “PrizrenPress”.

Gjashtë persona janë arrestuar dje në Prizren, për bixhoz.

Arrestimi i tyre është bërë nga Policia në Prizren.

“Mbrëmë, rreth orës 21:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, policia duke vepruar në zbatim të masave të Qeverisë dhe Ministrisë se Shëndetësisë në lidhje me mosveprimet sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ka pranuar një informacion se në një hotel ka persona të dyshimtë të cilët janë duke kryer veprime ilegale. Personat e dyshimtë, të cilët janë gjetur në hotel janë kontrolluar dhe sipas dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes të njëjtit kanë zhvilluar aktivitetin ilegal “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”, “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” si dhe “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prizren.

Të arrestuarit janë:

P.B i lindur në vitin 1968

H.K i lindur në vitin 1981

K.K i lindur në vitin 1974

S.K i lindur në vitin 1976

Sh.K i lindur në vitin 1975

T.K i lindur në vitin 1966

Kërkesa e Prokurorisë për paraburgimin e të dyshuarve është dërguar sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”. Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën. Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt...

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Lajmet e Fundit