Festivali i joshjes, pa editorë mode dhe stilistë…

Flasim çdo ditë për rrobat. Për pamjen. Për stilin, flokët, makijazhin… Diskutime mes femrash – do të thoshte dikush, pa ditur se gjetkë, burrat bëjnë më keq. Madje, ata e organizojnë më së miri vetë, festivalin e bukurisë dhe stilit…

Makijazhi, rrobat më të bukura dhe stilimi i flokëve është rutina e të femrave në mbarë botën, ndaj na duken tema shumë familjare femërore. Por, në fisin afrikan Wodaabe. janë meshkujt ata që bëjnë kaq shumë përpjekje për të tërhequr partneret.

I njohur si fisi më vanitoz i botës, burrat njihen për faktin se mbajnë pasqyrën me vete kudo që shkojnë dhe çdo mëngjes harxhojnë shumë kohë para saj, për një paraqitje sa më të kuruar, para se të shkojnë për të kullotur bagëtitë.

Një herë në vit, ata shfaqin maksimumin në festivalin e fertilitetit “Gerwol”, i njohur ndryshe, si festivali i “vjedhjes së gruas”. Aty burrat veshin rrobat më të bukura dhe konkurrojnë në një sërë kërcimesh, për të fituar admirimin e gjykatëseve femra.

Kultura e fisit Wodaabe, vlerëson si kriter bukurie sytë dhe dhëmbët e bardhë. si dhe gjatësinë, prandaj burrat lyejnë sytë me ngjyra të forta dhe përdorin penelin për të theksuar tiparet. /Konica.al

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit