7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

“Nuk jemi Interi, s’duam të fitojmë ashtu”, Andrea Agnelli “like” tifozit

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, është bërë protagonist në Itali për shkak të një “pëlqimi” në Twitter. Kreu i klubit bardhezi pajtohet me një tifoz, i cili ka komentuar në “Juventus News” në lidhje me titullin kampion që PSG e mori në tavolinë, pasi në Francë u ndalua futbolli.

 

“Ne nuk duam të fitojmë në atë mënyrë. Edhe për Agnelli tha që do të bjerë poshtë ky sezon. Shpresojmë të na ndjekë. Ne nuk jemi Interi”, shkruan tifozi, i cili edhe e ka etiketuar presidentin e Juventusit, i cili nga ana e tij i ka bërë “like” komentit të tifozit.

Juventusi kryeson kampionatin italian, por Lazio e Interi janë pranë dhe më së shumti janë romanët ata që duan që kampionati të rinisë dhe të rivalizojnë për titullin kampion deri në fund. Gjithsesi ende nuk ka një datë kur mund të rinisë Serie A.

Më Shumë

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit