Prizren: Një grua raporton në polici për dhunën në familje

Një grua në Prizren ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, viktima e rastit ka raportuar dje rreth orës 11:00 në polici se i dyshuari, anëtar i familjes ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit