11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Policia në Prizren kap nëntë persona brenda lokalit

Nëntë persona të dyshuar në Prizren nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia ka bërë të ditur se gjatë një patrullimi pas mesnatës në rrugën “Tirana”, ka hasur në një lokal ku gjendeshin nëntë persona të dyshuar, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në një lokal ku gjendeshin nëntë (9) persona te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit