Reperi Ty vdes si pasojë e koronavirusit

Këngëtari i njohur i muzikës rap, Ty, ka vdekur si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar BBC-ja të premten.

47-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Benedict Chijioke, ishte prekur nga COVID-19 kohë më parë dhe ishte vendosur në komë artificiale për të ndihmuar trupin e tij të merrte mjekimin e duhur, në një klinikë në Londër.

Pasi doli nga terapia intensive u vlerësua se gjendja shëndetësore e këngëtarit Ty, u përmirësua, por të enjten mbrëma, stafi i tij njoftoi se vdiq.

Këngëtari me origjinë nigeriane, me emrin Benedict Chijioke, më 2004 ishte nominuar për çmimin “Mercury” me albumin e tij “Upwards”, së bashku me Amy Winehouse, The Street dhe Franz Ferdinand. / KultPlus.com

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit