11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Zona Park” dhuron një kabinë dezinfektuese për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit

 

Kompania tashmë e dëshmuar për sukseset e saj në shërbimet për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim, “Zona Park”, i ka dhuruar donacion një kabinë për dezinfektim Shoqatë Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit.

Gjatë testimit të kësaj kabine ishin të pranishëm Drejtori i “Zona Park”, Besnik Hoti, Udhëheqësi i SHB “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Donacioni është bërë si masë preventive për mbrojtje nga pandemia COVID-19, ndërsa servisimi, mbikqyrja dhe rimbushja me preparate do të bëhet nga kompania donatore, ka thënë drejtori i “Zona Park”, Besnik Hoti.

“Kemi dhuruar donacion një Kabinë Dezinfektues në shoqaten Jetimat e Ballkanit si masë preventive për mbrojtje nga Pandemia e shkaktuar nga Covid-19.
Servisimi, mbikqyrja dhe rimbushja me preparat do të bëhët nga stafi i kompanisë sonë deri në largimin e pandemisë”, ka thënë Hoti.

Nga ana tjetër edhe SHB “Jetimat e Ballkanit” kanë falënderuar kompaninë për donacionin e dhënë.

“Falënderojmë firmën Zona Park e cila na solli kabinë dezinfektuese si masë mbrojtëse për parandalim të virusëve të mundëshëm. Zoti e shperbleftë”, thuhet në falënderimin e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që kompania nga Prizreni të ketë dhënë donacion në parandalimin e pandemisë COVID-19, pasi e njëjta në mënyrë vullnetare ka dezinfektuar shumë institucione e vatra të rrezikut nga koronavirusi.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit