Prizren: Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të dyshuarit për dhunë në familje.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Shehadin Destani.

I njëjti dyshohet se, me 9 maj 2020, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër dhe viktimën mashkull, për çka me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Porkurpori destani gjithashtu bëri të ditur se, ndaj rastit ku një person dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policor gjatë vikendit, edhe pse i ishte caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, nuk është bërë kërkesë për paraburgim.

“Betimi për Drejtësi” gjatë të hënës ka raportuar për të dy këto raste. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit