Në Ulqin s’ka të infektuar me COVID- 19, i presin turistët nga Kosova

Këtë vit për shkak të pandemisë çdo gjë sa i përket turizmit është vonuar.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha se në Ulqin nuk ka të infektuar dhe ata po i përmbahen masave që janë marra nga qeveria qendrore e Malit të Zi.

“Me masat e reja ne mund të presim 100 mijë turistë. Ne i ftojmë turistët kosovarë që të vizitojnë turistët, ne kemi marrë të gjitha masat dhe për të ruajtur distancën”, tha ai.

Sipas tij Ulqini dhe Mali i Zi varet nga turizmi. “Nga nesër do të fillojnë të punojnë të gjitha në Mal të Zi. Ne presim të hapen kufijt, kosovarët janë të mirëseardhur, ata vijn në shtëpinë e tyre”, tha ai./RTKlive

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit