Komuna e Prizrenit fillon pastrimin e varrezave

Komuna e Prizrenit,  ka filluar pastrimin e të gjitha varrezave në territorin e komunës.

Pastrimi ka filluar të bëhet që nga dita e djeshme, duke pasur parasysh që jemi në prag të festës së Bajramit.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, sot ka inspektuar punimet të cilat po bëhen duke filluar së pari në varrezat e qytetit dhe në varrezat në lagjen Arbana. Më pas pastrimi do të vazhdojë në varrezat e fshatrave të Komunës së Prizrenit, sikurse që është paraparë sipas kontratës me kompaninë Ekoregjioni.

Pastrimi i varrezave është paraparë të bëhet 2 herë në vit.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit