8.6 C
Prizren
E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ndoshta po ëndërroj

Nga: Jurgen Klopp

Do të duhet të filloj me një tregim që më bën pak të skuqem, sepse nganjëherë frikohem se bota e jashtme i shikon futbollistët dhe trajnerët sikur të ishim perëndi apo diçka e ngjashme.
Si i krishterë besoj vetëm në një Zot, dhe mund të ju siguroj se Zoti nuk ka të bëjë asgjë me futbollin. E vërteta është se ne të gjithë dështojmë, vazhdimisht, dhe kur isha trajner i ri kam dështuar shumë.
Kjo është një nga ato tregime.

Duhet të kthehemi në vitin 2011. Ekipi im, Borussia Dortmund, kishte ndeshje me Bayernin. Kjo ishte një ndeshje e madhe në ligë. Ne nuk kishim fituar ne Mynih për gati 20 vite. Unë marr shumë inspirim nga filmat, kështu që kurdo që më duhej ti motivoja djemtë, gjithmonë do të mendoja për Rocky Balboa. Për mendimin tim, Rocky I, II, III dhe IV duhet të shfaqen në shkollat publike anembanë botës. Kjo duhet të jetë si mësimi i alfabetit. Nëse i shikoni këta filma dhe ju nuk dëshironi të ngjiteni në maje të malit, atëherë unë mendoj se diçka nuk është në rregull me ju.
Kështu, natën para ndeshjes me Bayernin, unë i mblodha të gjithë lojtarët e mi në hotel për bisedën tonë të ekipit. Djemtë ishin ulur të gjithë. Ishin fikur dritat. Atyre ua tregova të vërtetën për situatën: “Heren e fundit që Dortmundi fitoi në Mynih, shumica prej jush ishin në pampersa.”
Pastaj, fillova ti lëshoj në ekran disa skena të Roki IV. Atë me Ivan Drago. Një skenë klasike, për mendimin tim.

Drago ishte duke vrapuar në shiritin elektrik për vrapim dhe është i lidhur për monitorë të mëdhenj të kompjuteri dhe shkencëtarët po e studiojnë atë. Mbani mend këtë? U thashë djemve, “Po e shihni? Bayern Munich është Ivan Drago. Më i miri prej të gjithëve! Teknologjia më e mirë! Makineria më e mirë! Ai është i pandalshëm!”

Pastaj ju shihni stërvitjen Rocky në Siberi në kabinën e tij të vogël. Ai po copëton pemë pishe dhe bart trungje druri nëpër dëborë dhe po vrapon deri në majë të malit.

Dhe u thashë djemve, “E shihni? Ne jemi këta. Ne jemi Rocky. Ne jemi më të vegjël, po. Por ne e kemi pasionin! Ne e kemi zemrën e kampionit! Ne mund ta bëjmë të pamundurën!!!!!”
Unë vazhdoja e vazhdoja, dhe pastaj në një moment, unë shikoj nga të gjithë djemtë e mi për të parë reagimin e tyre. Unë prisja që ata të ngriheshin nga karriget e tyre, të gatshëm për të hipur në një mal në Siberi, duke shkuar absolutisht si të çmendur.

Por, secili po qëndron ulur, duke më shikuar me sy të vdekur.
Tërësisht bosh.
Hiç s’është fer, siç thotë rinia sot.
Ata po më shikonin mua ndoshta edhe po mendonin, Çfarë dreqin po flet ky njeri i marrë?
Kështu që e kuptova, prit, kur u realizua Roki IV, në vitet 1980 apo diçka e ngjashme? Kur kishin lindur këta djem?
Në fund, thashë, “Prit një minutë, djema. Ju lutem ngriteni dorën nëse e dini kush është Rocky Balboa?”
Vetëm dy duar lartë. Sebastian Kehl dhe Patrick Owomoyela.
Të gjithë të tjerët, “Jo, na fal, bos.”

I gjithë fjalimi im — pakuptim! Kjo është ndeshja më e rëndësishëm i sezonit. Ndoshta ndeshja më e rëndësishme në jetën e disa lojtarëve. Dhe menaxheri po bërtiste rreth teknologjisë sovjetike dhe Siberisë për 10 minuta! Hahahaha! A mund ta besoni këtë?
Do të duhej ta filloja fjalimin nga fillimi.

E shihni, ky është tregimi i vërtetë. Kjo është çka në të vërtetë ndodhë në jetë. Ne jemi qenie njerëzore. Nganjëherë e turpërojmë veten. Ne mendojmë se po e japim fjalimin më madhështor në historinë e futbollit, dhe në fakt jemi duke folur thjeshtë gjëra koti. Por ne zgjohemi të nesërmen dhe vazhdojmë përsëri.
A e dini se cila është pjesa më e çuditshme e këtij tregimi?
Unë sinqerisht nuk jam i sigurt nëse fituam apo humbëm ndeshjen. Jam i sigurtë se e bëra këtë fjalim në vitin 2011 para se të fitonim 3–1, dhe kjo sigurisht e bënë tregimin më të mirë, por nuk mund të jem i sigurt 100%.
Kë është një element i futbollit të cilin njerëzit jo gjithmonë e kuptojnë.
Rezultatet i harron. Të përzihen të gjitha.
Por, djemtë dhe atë kohë në jetën time dhe ato tregime të vogla … nuk do ti harrojë kurrë.

Jam i nderuar që kam fituar mbrëmë çmimin e FIFA-s për trajnerin më të mirë për meshkuj, por me të vërtetë nuk më pëlqen të qëndroj në skenë i vetëm, me një trofe. Gjithçka që kam arritur në këtë lojë është e mundur vetëm për shkak të të gjithëve përreth meje. Jo vetëm lojtarët e mi, por familja dhe djemtë e mi dhe të gjithë ata që kanë qenë me mua që nga fillimi, kur isha një person shumë, shumë mesatar.


Sinqerisht, kur isha 20 vjeç, nëse dikush do të vinte nga e ardhmja për të më thënë gjithçka do të ndodhte në jetën time, nuk do ta besoja. Nëse vetë Michael J. Fox do të kishte hyrë në fluturues në hoverbordin e tij për të më thënë se çfarë do të ndodhte, unë do të thosha se ishte e pamundur.
Kur isha 20 vjeç, unë përjetova momentin që ndryshoi plotësisht jetën time. Unë vetë isha ende fëmijë, por edhe sapo isha bërë baba. Nuk ishte koha e përsosur, le të jemi të sinqertë. Unë luaja futboll amator dhe shkoja në universitet gjatë ditës. Për të paguar shkollën, unë punoja në një depo ku ata ruanin filma për kinemanë. Dhe për të rinjtë atje, ne nuk po flasim për DVD. Kjo ishte fundi i viteve ’80, kur gjithçka ishte ende në film.

Kamionët do të vinin në orën 6 të mëngjesit për të marr filmat e rinj, dhe ne do t’i ngarkonim dhe shkarkonim ato bombola të mëdha metalike. Ishin mjaft të rëndë, sinqerisht. Do të lutesh që ata nuk po tregonin diçka me katër mbështjellje, si Ben-Hur ose diçka. Kjo do të ishte një ditë e keqe për ju.
Do të flija pesë orë çdo natë, do të shkoja në depo në mëngjes, dhe pastaj do të shkoja në klasë gjatë ditës. Natën do të shkoja në stërvitje, dhe pastaj do të kthehesha në shtëpi dhe do të përpiqesha të kaloja ca kohë me djalin tim. Ishte një moment shumë i vështirë. Por kjo më mësoi për jetën e vërtetë.
Më është dashur të bëhem një person shumë serioz në një moshë të re. Të gjithë miqtë e mi do të më thërrisnin të shkoja natën në lokal për një pije, dhe çdo kockë në trupin tim donte të thoshte, “Po! Po! Dua te shkoj!” Por, natyrisht, nuk mund të shkoja, sepse nuk jetoja më vetëm për veten time. Foshnjat nuk brengosen që ju jeni të lodhur dhe doni të flini deri në mesditë.


Kur brengoseni për të ardhmen e një personi të vogël të cilin e keni sjellë në këtë botë, kjo është brengë e vërtetë. Kjo është vërtetë e vështirë. Çfarëdo që ndodhë në fushë futbolli as që krahasohet me këtë.
Ndonjëherë njerëzit më pyesin pse jam gjithmonë i buzëqeshur. Edhe pasi humbim një ndeshje, ndonjëherë jam akoma duke buzëqeshur. Sepse kur djali im lindi, kuptova që futbolli nuk është jetë ose vdekje. Ne nuk po shpëtojmë jetë. Futbolli nuk është diçka që duhet të përhapë mjerim dhe urrejtje. Futbolli duhet të jetë për frymëzim dhe gëzim, veçanërisht për fëmijët.

Kam parë se çfarë mund të bëjë një top i rrumbullakët për jetën e kaq shumë lojtarëve të mi. Rrugëtimet personale të lojtarëve si: Mo Salah, Sadio Mané, Roberto Firmino, dhe shumë nga djemtë e mi janë absolutisht të jashtëzakonshme. Vështirësitë me të cilat u përballa si i ri në Gjermani nuk ishin asgjë në krahasim me ato që duhej të kalonin ata. Kishte aq shumë momente kur ata mund të hiqnin dorë lehtësisht, por ata nuk pranuan të ndalonin.


Ata nuk janë perëndi. Ata thjeshtë kurrë nuk hoqën dorë nga ëndrra e tyre.
Unë mendoj se 98% e futbollit ka të bëjë me atë se si të ballafaqohesh me dështimin dhe akoma të jesh në gjendje të buzëqeshësh dhe të gjesh gëzim ditën tjetër.
Kam mësuar nga gabimet që nga fillimi. Kurrë nuk do ta harroj të parin. Kisha pranuar punën si trajner në 2001 në Mainz, ku kisha qenë lojtar për 10 vite. Problemi ishte se të gjithë djemtë ishin akoma miq. Brenda natës isha bosi i tyre. Ata akoma më quanin “Kloppo.”
Kur do duhej të njoftoja skuadrën për ndeshjen e parë, unë mendova se mjaftonte që të shkoja dhe tregoja secilit lojtar ballë për ballë.
Po, ky ishte një plan shumë i keq, pasi që ne kishim dhoma hoteli dyshe.
Kështu, mund ta imagjinoni. Shkoj në dhomën e parë, të dy lojtarët janë të ulur në shtretër dhe i drejtohem njërit dhe i them, “Ti fillon nesër lojën.”
I kthehem tjetrit dhe i them, “Fatkeqësisht, ti nuk fillon nesër fatkeqësisht.”

E kuptova se sa jo i duhur ishte plani im ishte , kur lojtari i dytë më shikon në sy dhe me pyet, , “por … Kloppo … pse?”
Shumicën e herëve, nuk ka përgjigje. E vetmja përgjigje reale ishte, “Ne mund të fillojmë me vetëm 11 lojtar.”
Fatkeqësisht, do të duhej ta bëja këtë edhe tetë here — 18 lojtar në nëntë dhoma dyshe. Dy djem të ulur në shtrat. “Ti fillon, ti jo.”
Çdo herë, “Por … Kloppo … pse?”
Hahahah! Ishte torturuese!
Kjo ishte një nga shumë momentet, shumë, momentet ku unë isha në gjendje shumë të keqe si menaxher. Çfarë mund të bësh? Të kthehesh dhe të mësosh nga ajo.

Nëse ju nuk më besoni akoma, mendo për këtë: edhe triumfi im më i madh lindi nga një fatkeqësi.
Isha në disavantazh 0–3 në Barcelona në Champions League sezonin e kaluar, që ishte rezultati më i keq që mund të paramendohej. Kur po përgatiteshim për ndeshjen e dytë, biseda me ekipin tim ishte shumë e drejtpërdrejtë. Këtë herë nuk pati asnjë Rocky. Kryesisht, kam folur për taktikat. Por, gjithashtu u thashë atyre të vërtetën. Unë thashë, “Ne duhet të luajmë pa dy nga sulmuesit më të mirë në botë. Bota e jashtme po thotë se nuk është e mundur. Dhe le të jemi të sinqertë, është ndoshta e pamundur. Por sepse jeni ju? Sepse jeni ju, ne kemi një shans. “
Unë vërtetë besova. Nuk kishte të bënte me aftësitë e tyre teknike si futbollistë. Ishte ajo që ata ishin qenie njerëzore, dhe çfarëdo që ata kishin përjetuar në jetë.

E vetmja gjë që shtova ishte, “Edhe nëse dështojmë, le të dështojmë në mënyrën më të bukur të mundshme.”
Sigurisht, është e lehtë për mua të them ato fjalë. Unë jam thjesht tipi që bërtet nga vija anësore. Është shumë më e vështirë për lojtarët ta bëjnë atë në të vërtetë. Por, për shkak të këtyre djemve dhe për shkak të 54,000 njerëzve në Anfield, ne bëmë të pamundurën.

Gjëja e bukur e futbollit është se ju nuk mund të bëni asgjë vetëm. Asgjë, më besoni.
Fatkeqësisht, momenti më i pabesueshëm në historinë e Ligës së Kampionëve… Unë nuk e pashë atë në të vërtetë. Ndoshta kjo është një metaforë e mirë për jetën e një trajneri të futbollit, nuk e di. Por mua më mungoi plotësisht momenti i gjenialitetit të pastër të Trent Alexander-Arnold.


E pashë topin të shkonte jashtë në këndore.
E pashë Trent të shkonte ta merrte. E pashë Shaqirin që po e ndiqte.
Por, pastaj e ktheva shpinën sepse ne po përgatiteshim për një zëvendësim. Isha duke biseduar me asistentin tim, dhe … e di, më ngjallen mornica sa herë që mendoj për këtë … dëgjova zhurmën.
Kthehem kah fusha dhe shoh topin duke fluturuar në portë.
Kthehem prapa tek bankina dhe e shikoj Ben Woodburn, dhe ai thotë, “Çka ndodhi?!”
Dhe them, “Nuk kam ide!”
Anfield po çmendej tërësisht. Më vështirësi e dëgjoj asistentin tim, apo po bërtiste, “Pra … a po e bëjmë zëvëndësimin?”
Hahahaha! Unë kurrë nuk do ta harroj duke thënë atë! Kjo do të jetë gjithmonë me mua.

A mund ta imagjinosh? Tetëmbëdhjetë vjet si menaxher, miliona orë duke parë këtë lojë, dhe unë humba gjënë më të lezetshme që ka ndodhur ndonjëherë në një fushë futbolli. Që nga ajo natë, unë ndoshta kam parë videon e golit të Divock 500,000 herë. Por, personalisht, unë pashë vetëm që topi goditi rrjetën.

Kur arrita në dhomën time të vogël të zhveshtores pas ndeshjes, nuk piva as një gllënjkë birrë. Nuk pata nevojë për të. U ula atje me një shishe ujë në heshtje, thjesht duke buzëqeshur. Ishte një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Kur u ktheva në shtëpi, familja dhe miqtë e mi rrinin të gjithë në shtëpinë tonë, dhe të gjithë ishin në një humor të madh festiv. Por, isha aq e rraskapitur emocionalisht sa shkova në shtrat. Trupi dhe mendja ime ishin plotësisht bosh.

Kisha gjumin më të mirë në botë.
Momenti më i mirë ishte zgjimi në mëngjes mëngjesin tjetër dhe të kuptoni, “A është e vërtetë. A ndodhi vërtetë.”
Për mua, futbolli është gjëja e vetme më inspiruese se kinemaja. Ti zgjohesh në mëngjes dhe e gjithë magjia ishte e vërtetë. Në fakti ti e ke rrëzuar Dragon. Kjo vërtetë ka ndodhur.
Unë kam menduar për këtë që nga qershori, kur sollëm trofeun e Champions League nëpër rrugët e Liverpoolit. Nuk kam fjalë që mund të përshkruajnë emocionet e asaj dite. Ne hipëm në autobus dhe sa herë që mendonim që parada do të merrte fund – që nuk mund të kishte më njerëz në qytetin e Liverpoolit – do të kthenim një qoshe dhe parada do të vazhdonte. Absolutisht joreale. Nëse do të mund t’i vendosnit të gjitha emocionet, tërë kënaqësinë, tërë dashurinë në ajër atë ditë, bota do të ishte një vend më i mirë.


Nuk kam qenë në gjendje që ti nxjerr emocionet e asaj dite nga koka ime. Futbolli më ka dhënë gjithçka në jetë. Por, vërtetë dua të bëjë më shumë për t’ia kthyer botës. E lehtë për mua ta them, O.K. sigurisht. Por, si në fakt e bënë dallimin?
Gjatë vitit të kaluar, unë jam frymëzuar me të vërtetë duke parë Juan Mata, Mats Hummels, Megan Rapinoe dhe shumë futbollistë të tjerë t’i bashkohen Lëvizjes Qëllimi i Përbashkët. Nëse nuk dini për punën që po bëjnë, është e jashtëzakonshme. Më shumë se 120 lojtarë kanë premtuar 1% të fitimeve të tyre për të fuqizuar OJQ-të e futbollit në të gjithë botën. Ata kanë ndihmuar tashmë në mbështetjen e programeve të të rinjve të futbollit në Afrikën e Jugut, Zimbabve, Kamboxhia, Indi, Kolumbi, Britaninë e Madhe., Gjermani dhe shumë vende të tjera.

Kjo nuk është thjesht diçka për futbollistët më të pasur në botë. Një 11-she e tërë duke i ekipit kombëtar i femrave kanadeze i është bashkuar kauzës. Futbollistët janë bashkuar nga Japonia, Australia, Skocia, Kenia, Portugalia, Anglia, Gana…. si nuk mund të ndjeheni të frymëzuar nga kjo? Kjo është ajo që futbolli është mbi të gjitha.

Unë thjeshtë dua të jem pjesë e kësaj. Kështu që jam duke e dhuruar 1% të pagës sime vjetore për Qëllimin e Përbashkët, dhe shpresoj se shumë më shumë njerëz në botën e futbollit do të më bashkohen.
Le të jemi të sinqertë, djem. Ne jemi jashtëzakonisht me fat. Është përgjegjësi e jona si njerëz të privilegjuar që të japim diçka për fëmijët në të gjithë botën të cilët thjeshtë kanë nevojë për një seancë në jetë.
Nuk duhet të harrojmë se si ishte kur kishim probleme reale. Kjo flluskë ku jetojmë nuk është bota e vërtetë. Më vjen keq, por gjithçka që ndodh në një fushë futbolli nuk është një problem i vërtetë. Duhet të ketë një qëllim më të madh për këtë lojë sesa të ardhurat dhe trofetë, apo jo?

Vetëm mendoni se çka do të mund të krijonim nëse ne bëhemi të gjithë së bashku dhe japim 1% të asaj që jemi duke fituar për të bërë një ndryshim pozitiv në botë. Ndoshta jam naiv, ndoshta jam një plak matuf e ëndërrimtar.
Por, për kë është kjo lojë?
Ne e dimë mirë se kjo dreq loje është për ëndërrimtarët.

Më Shumë

Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premtën në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal

Ditën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi...

Vdes Bajram Qerkini

Lajmet e Fundit