-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Drejtorët e Haskukës, raportojnë para LDK-së

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka ftuar për raportim drejtorët që përfaqësojnë partinë e tij, në Ekzekutivin e Komunës së këtij qyteti.

Takimi është mbajtur në zyrën e LDK-së.

Drejtorët kanë treguar për punën që kanë bërë, sidomos gjatë kohës së COVID-19.

Përveç Qunit, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të partisë.
Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi tha se në këtë takim është vlerësuar puna e drejtorëve të këtij subjekti politik në Ekzekutivin e Komunës.

“Puna e tyre është vlerësuar pozitive, sidomos në këtë kohë të pandemisë”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

LDK-ja bashkëqeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren.

Partneriteti i këtyre dy subjekteve politike u pati luhatur pas zgjedhjes së kandidatit të PDK-së për Kryesues të Kuvendit.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pati shpallur të prishur koalicionin me LDK-në.

Pas arritjes së marrëveshjes së LDK-së dhe VV-së, për formimin e Qeverisë së Kurtit, nga Haskuka nuk është përmendur më prishja e koalicionit me këtë subjekt politik në Prizren.

Nënkryetari i parë i Komunës dhe drejtorët e Ekzekutivit, kanë vazhduar t’i mbajnë postet e tyre.

Ata kanë raportuar dje para përfaqësuesve të partisë për punën që po e bëjnë në Ekzekutiv.

Kryetari i Degës, Anton Quni, pasi i ka falënderuar për punën që kanë bërë në Komunën e Prizrenit, ka kërkuar nga ata që vazhdojnë të angazhohen për të mirën e qytetarëve.

“LDK-ja gjithmonë do t’i përkrahë qytetarët pa dallim”.

Sekretari i degës së LDK-së, Nderim Gashi tha se në këtë takim është vendosur po ashtu që pas pandemisë të rifillohet me aktivitete politike në teren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK-ja në Prizren gati për zgjedhjet e 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka përfunduar të gjitha përgatitjet për një fushatë zgjedhore të suksesshme për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëvendësshefi i...

1 mijë e 459 tiketa trafiku u shqiptuan brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit. Poashtu, gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit