Arrihet akordi final, Dries Mertens i befason të gjithë

Interi shikohej favorit para Chelsea për Dries Mertnes, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor. Sulmuesi belg kërkohej edhe nga klube të tjera, por edhe vetë Napoli nuk kishte hequr dorë nga shërbimet e tij dhe madje ka bërë një hap përpara.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se bisedimet kanë qenë intensive dhe marrëveshje është shumë pranë. Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022. Mertens, nga çdo klub kërkonte bashkëpunim të gjatë.

Mosha ishte dhe mbetet problemi kryesor, pasi belgu në fillim të këtij muaji ka mbushur 33 vjeç. Ai duket se është pajtuar për një marrëveshje 2-vjeçare dhe pritet që të vijë zyrtarizimi te skuadra italiane, ku ai luan prej verës së vitit 2013.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit