29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kuvendari i PDK-së në Prizren kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Getoar Besimi, kërkon mbajtjen e një seace të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Sipas tij, në këtë seancë duhet të diskutohet për dëmet e shkaktuar nga breshëri.

Postimi i plotë

Pandemia e COVID/19 shkaktoi dëme gjithandej! Mund të themi në çdo sferë të jetës.

Por dua të tërheq vëmendjen tek bujqit punëtor të cilët gjatë pandemisë kanë pasur vështirësi të thellë për ti shitur produktet e tyre bujqësore. Kjo pasi që tregjet kanë qenë për një kohë të gjatë të mbyllura.

Tani, kur i shtohet edhe breshëri i djeshëm që shkaktoi dëme të mëdha kryesisht në rajonin e Anadrinisë, pa anashkalu edhe rajonet tjera në Komunën e Prizrenit, mund të them se gjendja u rëndua edhe më tej për sektorin e bujqësisë.

Duke parë këtë situatë, në cilësinë e Anëtarit të Kuvendit te Prizrenit, kërkoj që të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën të diskutojmë mënyrat e zgjidhjes së kësaj sfide.

Propozoj që njëra nga mënyrat që mund të stabilizonte këtë gjendje është që të ndahet nje shumë buxhetore edhe nga niveli lokal në ndihmë të bujqve.

Propozoj gjithashtu që gjatë kohës deri kur të organizohet mbajtja e seancës së Kuvendit të Prizrenit, komisionet e krijuara nga Komuna të punojnë për të vlerësuar dëmet dhe kështu të jenë në gjendje të përpilojnë raportet financiare për të i kompenzuar bujqit e dëmtuar.

Ftoj të gjitha partitë politike për një konsensus, konsideratë dhe unitet në të tilla situata të jashtëzakomshme.

Të mbështesim dhe të ndihmojmë punën e palodhshme te bujqve tanë.
#mebujqit

Më Shumë

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit