7.5 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Prizren: Aktakuzë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet M.P., dhe R.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., me datë 30.03.2020 rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë – Komuna e Prizrenit, posedon armë zjarri pushkë gjysmë – automatike dhe nëntëmbëdhjetë (19) fishekë të kalibrit të panjohur, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Po ashtu, i pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Me këto veprime, i pandehuri M.P., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri R.D., me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, shoqëruar me të pandehurin M.P., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Me këto veprime, i pandehuri R.D., ka përmbushur elementet e veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.?

Më Shumë

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Pensionohet polici Nasuf Sinanaj

Me një ceremoni modeste të organizuar në objektin e policisë kufitare në Morinë, është shënuar dalja në pension e zyrtarit policor nga Shkoza, Nasuf...

Lajmet e Fundit